Dita e sotme në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të qytetarëve që humbën jetën në aksidentin në Kroaci

Dita e sotme në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të qytetarëve që humbën jetën në aksidentin në Kroaci

Kryetarja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci. Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë, thuhet në komunikatën për media. Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar të dielën në një aksident të një autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë. Nga dhjetë te vdekurit, deri me tani janë identifikuar 7 persona, katër prej tyre janë nga Komuna e Gjakovës, dy nga Rahoveci dhe një nga Besiana.

Kontrolloni gjithashtu

Lista Serbe konteston në Kushtetuese procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit

Lista Serbe ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar procedurën e zgjedhjes së …