Vladimir Putin

Vladimir Putin e ka dhënë lejen për afishimin e Flamurit të Kosovës

Trajneri i klubit “Ippon”, Driton Kuka, ka bërë të ditur rrethanat sesi është lejuar vendosja e flamurit të Kosovës krahas shteteve tjera në Kampionatin Evropian të Xhudos, të mbajtur në Kazan të Rusisë. Duke u mbështetur në burime jo zyrtare ai thotë se vetë Vladimir Putin ka konfirmuar se e  ka dhënë lejen për ngritjen e Flamurit të Kosovës. Edhe pse MPB-ja ka kundërshtuar një veprim të tillë, Putin citohet të ketë insistuar në vendosjesn e Flamurit dhe intonimit të Himnit të Kosovës.  Vetëm 5 minuta para fillimit të garës, Kosova nuk ka qenë e paraqitur me flamur të saj, por me atë të IJF-së.  Kryetari i Rusisë Putin vazhdimisht e ka krahasuar Kosovën me Krimenë duke u thirrur në të drejtën e Referendumit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …