Brickos

Gramoz Ruçi

Gramoz Ruçi është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste me 266 vota

Gramoz Ruçi është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, me 266 vota pas përfundimit të procesit të votimit këtë të shtunë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama komentoi në rrjetin social ‘facebook’ edhe zhvillimet e Asamblesë. Një tjetër ditë e shënuar demokracie në PS, i ka konsideruar kryeministri Rama, zgjedhjet e Asamblesë së re Kombëtare për Sekretarin e Përgjithshëm, Kryesinë e re si edhe Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë Socialiste.

“Moment mbresëlënës, tërheqja e Namik Dokles nga gara për kryesinë, me fjalët, “Jam prej njëzetepesë vjetësh anëtar i kryesisë së PS, është momenti që t’i hap rrugën një më të riu, të një gjenerate më të re!”. Duartrokitje shumë të ngrohta dhe emocion i veçantë në sallë”, shkruan kryeministri Rama.

Rama bëri publike edhe Kryesinë e Asamblesë:

Sekretar i përgjithshëm, Gramoz Ruçi

Kryesia:

Arben Ahmetaj

Armando Subashi

Blendi Klosi

Damian Gjiknuri

Ditmir Bushati

Eglantina Gjermeni,

Erion Braçe

Erion Veliaj

Evis Kushi,

Fatmir Xhafaj

Lindita Nikolla,

Mimi Kodheli,

Niko Peleshi

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Taulant Balla

Valentina Leskaj

Vangjush Dako

Vasilika Hysi

Sekretariati Ekzekutiv:

Sekretar për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino

Sekretar për Organizimin Digjital, Alfred Peza

Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin, Musa Ulqini

Sekretare e Rinisë, Elisa Spiropali

Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima

Sekretare për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti

Koordinator Kombëtar për Programin, Ilir Beqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …