Kryetari Latifi, ka udhëtuar për në Kroaci për ti vizituar bashkatdhetarët që pësuan nga aksidenti

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka udhëtuar për në Kroaci, i cili me të morritua në Kroaci, ka vizituar, të lënduarit e tragjedisë së djeshme, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Slavonski Brod, në mesin e të cilëve janë edhe dy bashkëqytetare nga komuna e Rahovecit, nga fshati Kramovik, znj. Hatixhe Thaçi dhe vajza e saj Leonora Blerim Thaçi, të cilat edhe sipas informacioneve të mjekëve kroatë janë në gjendje të mirë dhe stabile. Gjendja shëndetësore e të lënduarve po përmirësohet dukshëm, ku një pjesë e tyre janë liruar, e të tjerët, po vazhdojnë të trajtohen. Kryetari Latifi ka biseduar edhe me ministrat Sveçla dhe Vitia për procedurat e nevojshme dhe masat që duhet të ndërmerren për transportin sa më të shpejtë të trupave të bashkatdhetarëve tanë. Me këtë rast kryetari Latifi e ka falënderuar, drejtorin e spitalit, z.Josip Samardziç, mjekët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj të gjithë të lënduarve dhe familjarëve të tyre! Në emrin tim dhe qytetarëve të komunës së Rahovecit, shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj ndihmës së shpejtë, efektive dhe shumë njerëzore të të gjitha autoriteteve kroate, duke filluar nga policia në vendin e ngjarjes, njësitë e zjarrfikësve, njësitë e shpëtimit, personelin shëndetësor, të gjithë mjekët e duke vazhduar me drejtuesin e qarkut Brod-Posavina, z. Danijel Marusic, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z. Gëzim Kasapolli, Kolonel-Atashe Ushtarak i Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Skënder Hoxha, ministrat e qeverisë kroate dhe Kryeministrin kroat Plenkoviç! Kosova dhe qytetarët e saj do të mbeten përherë mirënjohës për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe spital

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …