Panariti: Do të hiqen ndalesat për mallrat

Panariti: Do të hiqen ndalesat për mallrat

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti ka thënë se mezi pret ditën kur do të bëhet kalimi pa ndalesë i mallrave midis Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas fjalëve të tij ‘ky do të jetë bashkimi i vërtetë i vendeve tona, ku kufijtë shtetërorë janë thjesht një konvencion administrativ”. Panariti ka vlerësuar se bashkëpunimi tregtar mes dy shteteve shqiptare është i shkëlqyer, edhe pse mbetet shumë për të bërë. Ai ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të përbashkët të dy qeverive do të miratohen paketa të reja nxitëse të zhvillimeve ekonomike për të dy vendet. Ministri Panariti ka siguruar se bujqit e Kosovës do ta gëzojnë të njëjtin status dhe privilegj në tregjet e Shqipërisë, sikundër bujqit e Shqipërisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti takohet me Bedri Hamzën në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë dhe deputeti i zgjedhur, Albin Kurti, është parë sot duke hyrë në …