Nasim Haradinaj

Mbrojtja e Nasim Haradinajt kërkon përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale për mungesë të pavarësisë

Mbrojtja e ish-kreut të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili po gjykohet në Hagë ka kërkuar përjashtimin e krerëve në Gjykatën Speciale, duke i akuzuar për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë. Siç shkruan Euronews, një kërkesë e tillë, në një gjykatë të tillë, është e pazakonshme në ligjin ndërkombëtar. Gjatë muajit mars, Euronews kishte publikuar një trankript që ishte marrë nga një konferencë mes diplomatëve evropianë, të cilën e kishte udhëhequr Ekaterina Trendafilova. Konferenca, e cila përmendet në ankesën e bërë nga mbrojtja e Haradinajt, raportohet se është mbajtur gjatë muajit dhjetor të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Policia e Kosovës duhet ta kryejë punën që ka mandat dhe të mos brengoset fort se çka bën Serbia

Duke komentuar fletarrestin e lëshuara nga Serbia për pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lidhje …