Edita Tahiri

Tahiri: Sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja për certifikatat e ADR-së

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se nga sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR-së. Kjo do të thotë që të gjithë transportuesit nga Kosova përmes këtyre certifikatave do të realizojnë këtë veprimtari tregtare me shtetin fqinj, Serbinë.  Ministrja, Tahiri ka shtuar se kjo marrëveshje është e rëndësishme si në planin ekonomik dhe tregtar sepse mundëson heqjen e pengesave që Serbia ia ka krijuar kompanive transportuese nga Kosova për gati më shumë se tetë muaj, ashtu edhe në planin politik meqë kjo është njohje e dokumenteve shtetërore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë. Me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjes, sot janë hequr edhe masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …