pentagon

Ministri dhe Komandanti i FSK-së u pritën në Pentagon nga shefi i Gardës Kombëtare të Amerikës, gjenerali Grass

Ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën zyrtarisht në Pentagon nga shefi i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), gjenerali Frank Grass. Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës me gjeneralin Grass, e ku ishte i pranishëm edhe shefi i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, (Shteti i Aiovës me shtetin e Kosovës është në partneritet e gjithashtu FSK-ja me Gardën e Aiovës) u bisedua për marrëdhëniet Kosovë-ShBA në fushën e sigurisë, procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK), si dhe çështje e tema tjera me rëndësi nga siguria. Ministri Demolli përgëzoi  mikpritësin, gjeneralin Grass  për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dyja vendeve dhe dy institucioneve duke e falënderuar atë edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-ja ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën dhe Forcën e Sigurisë në veçanti.

Gjithashtu, Ministri Haki Demolli e njoftoj gjeneralin Grass mbi mbarëvajtjen e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për hapat , përgatitjet që janë bërë si dhe për planet për zhvillimin e saj. Ministri Demolli shprehu gatishmërinë për transparencë të plotë me faktorët vendorë, strategjik dhe ndërkombëtarë sa i përket procesit të transformimit të FSK-së në FAK. Gjenerali Grass, shef i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës, shprehu mbështetje për procesin dhe mbështetje për përpjekjet e institucioneve të Kosovës, për krijimin e infrastrukturës që garanton një ambienti të qetë dhe të sigurte në Republikën e Kosovës. Gjenerali Frank Grass, shef i Gardës Kombëtare të shteteve të Bashkuara të Amerikës për nderë të ministri Haki Demolli, gjenerallejtënant Rrahman Ramës dhe delegacionit nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shtroi një drekë zyrtare në Pentagon, në shenjë respekti për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për planet intensive të bashkëpunimit në të ardhmen. Në takimin e delegacionit nga Kosova në Pentagon, ishte i pranishëm edhe Atasheu i FSK-së, pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, gjeneral brigade Xhavit Gashi, shefi i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtarë, kolonel Ilir Qeriqi, si dhe oficer e nënoficer të tjerë të Forcës së Sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …