Rexhep Selimi - Gjykate

Visar Ymeri e Rexhep Selimi janë shpallur të pafajshëm për sulm fizik kundër deputetit, Bekim Haxhiu

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e Rexhep Selimi janë shpallur të pafajshëm për akuzën që ishte bërë ndaj tyre për sulm fizik ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu. Kreu i VV-së, Visar Ymeri, deputeti Rexhep Selimi e ish-deputeti, Florin Krasniqi, si dhe shoferi, Besart Bujupi janë akuzuar se kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu në vitin 2012 para objektit të Kuvendit. “Të akuzuarit Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri shpallen të pafajshëm për lëndim të lehtë trupor. Gjykata pas nxjerrjes së provave sidomos pas incizimeve, nuk është arritur të provohet me prova bindëse se kanë kryer veprën penale”, ka thënë gjyqtari Vesel Ismajli. Por, për të njëjtën akuzë është shpallur fajtor Besart Bujupi gjashtë muaj burgim me kusht. Bujupi nuk do të vuajë këtë dënim derisa nuk e përsëritë të njëjtën vepër penale. Kurse deputetit Haxhiu i sugjerohet që t’i drejtohet kontekstit civil për dëmshpërblim. Pas shpalljes së vendimit, Haxhiu ka thënë se gjykatësi nuk e kishte guximin që të dënonte kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin, por guxoi të dënojë një anëtar të rangut më të ulët, si vozitësi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …