Analistët: Lista Serbe u kthye në institucionet e Kosovës për shkak të asociacionit si dhe për mos ta humbur mandatin

Serbia insiston në formimin e ASK-së, Albin Kurti e kundërshton duke cituar vendimin kundër, të Gjykatës Kushtetuese

Qysh prej  rifillimit të dialogut, Serbia po insiston në formimin e Asociaciont të Komunave Serbe në Kosovë, por kryeministri Albin Kurti e kundërshton me forcë një gjë të tillë, duke cituar vendimin kundër të Gjykatës Kushtetuese. Si alternativë ka propozuar themelimin e një Këshilli Kombëtar të Pakicave, por Beogradi refuzon. Jeta Krasniqit, të Institutit Demokratik të Kosovës, “kjo duhet parë, nuk është vetëm Kosova që s’ka dashur të përmbush obligimin e saj për Asociacionin, por është Serbia që nuk e dëshiron një Asociacion në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtu do të jetë ajo, insistimi i Kosovës, që vendi është i gatshëm për Asociacionin në bazë të Kushtetutës, por është Serbia ajo që s’është e gatshme ta bëjë. Presioni, të jetë mbi Serbinë dhe jo Kosovën”.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …