Pal Lekaj

Pal Lekaj: Ka kohë që AAK nuk ka bashkëpunim me deputeten Albena Reshitaj, rrugë të cilën e ka zgjedhur vetë ajo

Deputetja Albena Reshitaj ka trazuar opinionin me qëndrimet e saj kundër partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Madje, për Reshitajn sot u aludua se është propozuar në degën e partisë së kryeministrit Kurti në Therandë të jetë kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të kësaj komune. Por këtë lajm, deputetja Reshitaj e ka mohuar përmes një postimi në rrjetin social. Reshitaj ka kohë që është distancuar nga partia përmes së cilës ka fituar vendin e deputetes në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj ka deklaruar se ka kohë që partia nuk ka bashkëpunim me deputeten Reshitaj. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të AAK-së, deputetja këtë rrugë e ka zgjedhë me vetëdëshirë ndërsa thekson se nuk ka më kohë të merret me të.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …