KALLXO.com: Goran Bregoviqi dikur adhurohej edhe në Kosovë...

KALLXO.com: Goran Bregoviqi dikur adhurohej edhe në Kosovë…

Pjesëmarrja e mundshme e këngëtarit nga Bosnja e Hercegovina, Goran Bregoviq (nënën serbe e babain kroat) në Festivalin e birrës në Korçë, ka ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit.

Festa e Birrës, këtë vit do të organizohet tek Terminali i ri i Autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës nga 18 deri më 22 gusht.

Përveç artistëve shqiptarë, pjesëmarrës do të jenë DJ dhe grupet më të njohura muzikore në Shqipëri dhe vende tjera të botës. Në mesin e tyre i ftuar nga Bashkia e Korçës është edhe Goran Bregoviqi, ftesa për të cilin i ‘trazoi ujërat’ në trojet shqiptare.

Herë me kundërshti, nën supozimin se ushtarët serbë kanë kryer krime të frymëzuar nga muzika e Bregoviqit, e herë me lavadata për muzikën e tij, ftesa për të performuar në Shqipëri është shndërruar në temë diskutimi në Kosovë e Shqipëri dhe jo vetëm.

Megjithatë për të shpjeguar këtë kaoticizëm, muzikantë të njohur të cilët kanë performuar me grupe muzikore apo individualisht gjatë viteve 80-ta e 90-ta, në të njëjtën plejadë me Bregoviqin, shpërfaqën për KALLXO.com këndvështrimin e tyre për këtë çështje.

Muzikanti i grupit rock “Fisnikët”, Agim Gërguri, grup i cili po ashtu fillet i ka në vitet e 80-ta, mendon që fajin për këtë situatë i ka politika e Shqipërisë, “ më saktë disa prej politikanëve dhe shumë njerëzve që jetojnë në Shqipëri të cilët nuk i ka “djeg” Serbia.

“Për atë edhe nuk e ndjejnë dhimbje, që e kemi ne. Nuk e kanë haberin se çka ka kaluar Kosova në luftën e fundit. Po ta përjetonin ata luftën, persekutimet, përdhunimet dhe masakrat që i ka përjetuar Kosova ndryshe do të silleshin e mendonin”, shprehet Gërguri për Kallxo.com.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së fundmi  në Forumin Ekonomik për bashkëpunim rajonal ku morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishte thënë se rajoni nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës.

Sipas Gërgurit, personave të tillë në Shqipëri duhet t’i mbahen ligjërata me fjalë e fotografi për atë çka është përjetuar në Kosovë.

“Ata e kqyrin biznesin dhe interesat e tyre. Po të ishte futë Serbia në Shqipëri dhe të ia vriste fëmijët e t’ua përdhunonte motrat e nënat  ndryshe ishin sjellur e ndryshe kishin menduar. E tani do e shihnim a e kishin dëgju Cecën nëpër  plazhe dhe a e kishin ftuar Goranin në koncert”, thotë ai.

Por, përkundër Gërgurit, vokalisti i grupit rock  ‘Ilirët’ (1981), Shemsi Krasniqi thotë që Goran Bregoviqi nuk ka asgjë të bëjë me luftë dhe asnjëherë nuk ka bërë asgjë kundër shqiptarëve.

“Goran Bregoviqi e ka dhanë provimin sa i përket shqiptarëve. Ai e ka shti krejt Jugosllavinë me këndu shqip”, tha Krasniqi.

Kënga e titulluar “Kosovska”, që ky grup e ka kënduar në gjuhën shqipe supozohet se është arsyeja e shpartallimit të grupit “Bijelio Dugme”.

Ish-anëtari i këtij grupi, Zeljko Bebek kishte thënë për gazetën ‘Nedeljnik’ se arsyeja pse është ndarë ‘Bijelio Dugme’ është se Bregoviq kishte filluar ta politizoj grupin.

“Ndryshimi në Bijelio Dugme ndodhi në momentin kur Goran Bregoviq shkroi këngën në gjuhën shqipe. Teksti, që ishte shumë i bukur, e të cilin e kanë shkruar pionierët e teatrit shqiptar të Shkupit, ishte një hap revolucionar, por unë nuk isha ky. Atëherë i thashë Goranit: “Tash ia dole, kjo nuk kalon te unë” kishte thënë ish-anëtari i grupit “Bijelio Dugme, Zeljko Bebek”.

Rrjedhimisht, Krasniqi u shpreh i pakënaqur vetëm për faktin që grupi i tij ‘Ilirët’ nuk është ftuar asnjëherë në ‘Beer Fest’ në Korçë.

“Goran Bregoviqin nuk e kam mik, por me të kam pas tri kontakte dhe unë atë e kam idol të përjetshëm dhe të gjitha këngët e “Bijelo Dugmes” i di dhe i kam kënduar në mbrëmje të ndryshme kur kemi jetuar në Jugosllavi”, shprehet ai.

Ndërkaq, në kundërshtim me Krasniqin bie muzikanti Naser Berisha. Ai thotë se Bregoviqi si gitarist, kompozitor dhe lider i grupit „Bijelo Dugme“ e që në kohën e ish-Jugosllavisë ishte grupi më i madh dhe me i popullarizuari, jo vetëm që kishte ndikim në mënyrë indirekte, por gjatë viteve të ‘90-ta në kohën me delikate në lidhje me orientimin e të rinjëve kishte „rol aktiv politik“ qoftë përmes deklaratave të tij, apo këngëve me tekste luftënxitëse.

“Ky nuk ishte artist pasiv apo neutral siç pretendon tani se ka qenë”, thotë Berisha.

Sipas tij, edhe Edi Rama me dorëzimin e Çelësit të qytetit të Tiranës edhe koncertin e mbajtur atëkohë, por edhe tani me ftesën në „Korça Beer Fest” ka bërë një gabim të madh dhe fyerje për të gjithë ato viktima të luftës në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë.

“Një reflektim i shpejtë dhe tërheqje nga kjo ftesë do të ishte minimalja çka do të mund të bënte Bashkia e Korçës dhe menjëherë t’i kërkoj falje popullit të Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, vokalisti dhe gitaristi Migjen Kelmendi nga grupi rock  “Gjurmët” (1980) nuk pranoi të jap një prononcim tjetër përpos shkrimit të tij të publikuar në vitin 2006 kur Bregoviqit iu kishte ndarë Çelësi i Tiranës.

Në  vitin 2006 kryeministri i tanishëm Edi Rama e kryetari i Bashkisë së Tiranës atëkohë, e kishte dekoruar Bregoviqin me Çelësin e Tiranës.

Sipas shkrimit të Kelmendit të titulluar ‘Pucaaaj’ në këngë “Kallashnikov” përmes tekstit ipen dy komanda ushtarake për sulm e të cilaz e bëjnë muzikën më shumë se sa ritëm, nxitje.

“Kanga “Kalasnjikov” dhe ato 2 komanda ushtarake që i ka adaptuar si komanda për orkestër Bregovic: “Pucaj”, asht nji fjalë rrënqethëse, që domethanë “Krisja” (pushkës), “Qillo”; dhe, “Juris”, që dmth “Sulmo” ka shkruar Kelmendi.

Në këngën “Kallashnikov” të Bregoviqit të lansuar në vitin 1997 me anë të gjestikulacioneve, Bregoviq përcjell tekstin e këngës ‘Juris  Boom Boom’ (Sulmo) me duar të pozicionuara si sulm me armë. Ndërsa kënga fillon me fjalën ‘Juris’.

Tutje, Kelmendi konsideron se me këto dy komanda ‘Sulmo’ dhe ‘Krisja’, Bregoviq na kthen në kontekstin e krejt ngjarjeve të dekadave të fundit në Ballkan, ku Milosheviq dhe skuadrat e tij të vdekjes patën rolin kryesor.

“Pucaaaaj…” asht komandë që i jepet togës së pushkatimit, si n’Srebrenicë, komandë që i jepet njisisë tenkiste, si gjatë rrethimit dhe shkatërrimit që ju ba Vukovarit e Sarajevës. Janë fjalët ma të urryeme e ma të randa që u shqiptuen në gjuhën serbe”, kishte shkruar tutje Kelmendi.

Ai thoshte që muzika e Bregoviqit është muzika e preferuar edhe e kriminelëve të Millosheviqit.

Pas njoftimit të Festivalit, shumë figura publike në Shqipëri dhe Kosovë e kishin kundërshtuar që një figurë e tillë të jetë pjesë e Festivalit, duke e konsideruar se ai ka qenë frymëzim i palës serbe.

“Nuk vuaj nga Sindroma e Stokholmit. Përse të  merret pikërisht një këngëtar serb që ka frymëzuar serbët për krimet në Kosovë”, ishte shprehur prezantueska e sportor, Eva Murati.

Ky festival supozohet se do të ndiqet nga 100 mijë turistë.  KALLXO.com.

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …