leoni

Ali Ahmeti nga Gostivari: Më 8 maj fiton Fronti, dhe do ta anëtarësojmë vendin në BE



Kryetari i BDI dhe udhëheqësi i Frontit Europian Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me banorët e Gostivarit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Nga Gostivari ai dërgoi porosi opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së që të bëjnë kujdes të mos e prekin UÇK sepse Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk ka qenë vrastare, nuk ka qenë mercenare, por ka luftuar për liri, drejtësi e barazi.

Nëse dikush mendon që na frikëson e ka gabim. Por I kisha lutur që të jenë të kujesshëm në çështje të ndjeshme dhe që u shkaktojnë  shqiptarëve dhimbje shpirtërore t’ua prekin UÇK-në. Ushtira Çlirimtare Kombëtare nuk ka qenë vrastare, nuk ka qenë mercenare.  Ne hyjmë për liri, drejtësi, barazi, sepse shqiptarët ishin të majorizu, të mbivotu, jo që nuk e dinin ata deputetë, ata përfaqësues të atëhershëm, por aq mundësit I kishim sepse mbivotoheshim. Meq e kam doktorin përpara, po asnjë klinik s’ka pasur shqiptar, por nga 2002 deri sot me krenari drejtojnë klinikat dhe unversitetin e Shkupit, kemi ligjërues, e specialistë të ndryshëm, sepse ua lejojoi drejtësinë e barazinë Ushtria Çlirimtare Kombëtare, prandaj mos e prekni Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Iknjën fëmijët prej policëve e uniformave, sot I kanë në familje policët, ushtarakët i kanë në familje, ata e mbrojnë sigurinë e fëmijëve, të popullit, 5 mijë forca janë forca sigurie shqiptare në këtë vend,  që ishin 1% 2 % dhe sot janë bartës të sigurisë, integritetit dhe sovranitetit të shtetit. Shtetin dhe integritetin e ruajm bashkë. Asnjëra palë nuk mund të ruaj vetëm, as integritet as sovranitet, dhe kjo u dëshmua në vitin 2001 që për 24 orë barakë prej letre u bënë. U dëshmua sepse ishin të përjashtuar shqiptarët nga  sovraniteti dhe e drejta e drejtimit të shtetit. Të drejtën ia dha Marrëveshja e Ohrit, barazi në të gjitha fushat. Prandaj duhet të prodhojmë lojalitetin sa më të madh sa më të fuqishëm dhe në këtë rast kemi marrë në FRONT edhe komunitetet tjera. Përgjegjësin kryesore e ka BDI-ja, por ndihmes të jashtzakonshme kanë dhënë të gjitha partit politike, duke filluar nga ASH-ja, PDSH-ja, Partia Populli, PDE, PDT, Unioni Boshnjak, Partia Rome, dhe më 24 prill verdikti u dha, fitimtar ishte Fronti Europian, më 24 prill fituan forcat të cilat duan vendin ta anëtarësojnë në BE sepse vendin aty e kemi. Ky vend dëshiron më shumë paqe, siguri, stabilitet, ardhmëri e ekonomi, arsim të përparuar, shëndetësi të përparuar dhe infrastruktur të përparuar dhe jo të kthehemi tek nostalgjia, sepse me nostalgji nuk ndërtohet e ardhmja, nostalgjia të kthen te e kaluara, dhe e kaluara është e dhimbshme, ajo nuk duhet të përsëritet, duhet të kujtohet, u shpreh Ahmeti.

Kandidatja për deputetet Arta Bilalli Zendeli potencoi se emblema e UÇK të gjithve na ka bërë krenarë.  Ajo shtoi se më 8 maj është punë e kryer dhe se Fronti Europian do të fitojnë bindshëm.

Kryetar po e nisi këtë fjalim me një pyetje të shkurtër –  si frymon Gostivari sot? Dhe për ta marrë përgjigjen mjafton të shihni në të djathtë e në të majt dhe ta kupton se Gostivari edhe me djem e vajza mbase të cilat nuk ishin lindur në vitin 2001, akoma kur e do koha e momenti i respektojnë edhe urdhërat e shefit të shtabit për të veshur bluzën me emblemën e UÇK-së, dhe po që të gjithëve na kanë bërë krenarë. Çfardo që të them unë, porosia nuk do të shkojë më mire te Mickoski se sa me fotografinë e këtyre vajzave dhe djemve të ri. Nëse angazhimi jonë për këto ditë që na kanë mbet shkon plus një votues për 8 maj puna është e kryer. Këtu ka më shumë se 1 mijë vetë, plus 1 mijë vota në Frontin Europian në Gostivar atyre vertetë do ju fiken dritat, tha Arta Bilalli Zendeli.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Hajrullahu: Muzeu i gjenocidit!

Kosovës, ende i mungon një muze  i gjenocidit që ka kryer Serbia, gjenocid që është …