Kryetari Aliu ka nënshkruar dy memorandume të mirëkuptimit me zëvendësministrin e Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me zëvendësministrin e Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, nënshkruan dy memorandume të mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore, përkatësisht:

– Financimin e Nënkalimit për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit Policor në Ferizaj në vlerën 200,000€ dhe

– Financimin e asfaltimit të rrugës Babush-Cërnillë-Mirash në vlerën 400,000€.

Projekte këto, njëri nga të cilët veçse ka zhvilluar në masë të madhe punimet e saj nisur kohë më parë, për të avancuar e modernizuar infrastrukturën rrugore në territorin e Ferizajt.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …