Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kërkon nga deputetët që të jenë shembull për respektim të masave kundër pandemisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kërkon nga deputetët që t’i respektojnë masat kundër pandemisë

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e radhës plenare. Në hapje të seancës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka folur për respektimin e masave anti-Covid-19, tash kur ka pasur rritje të madhe të rasteve në ditët e fundit. Ai ka kërkuar nga deputetët që të jenë shembull për respektim të masave në mbrojtje të pandemisë Covid-19. Ndryshe kujtojmë se dje në vendin tonë janë shënuar 888 raste të reja me koronavirus, dhe një person ka humbur jetën.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …