Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini thotë se vendimet e Qeverisë që kanë të bëjnë me masat e fundit janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe janë marrë pa një analizë të mirë. Ai thekson tutje se këto masa po iu shkaktojnë dëme bizneseve. “Po nga e kaluara na ka tregu që qeveria ka marrë vendime shpesh vendime kundërthënëse njëra me tjetrën, kjo sepse para disa jave mori një vendim pa analizë të mirë dhe hapi tërë ekonominë pa asnjë kusht e pa llogaritur që diaspora jonë po vjen”, tha Shahini. Tutje kryetari i AKB-së i rekomandon Qeverinë që të mos vije deri të një mbyllje e serishme, pasi pasojat në ekonomi do të jenë të mëdha dhe kompensimi do të jetë si në të kaluarën pa fonde të mjaftueshme./EO/

 

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …