Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Nëse vazhdon ky trend, mbyllja do të jetë e pashmangshme dhe votat nuk kanë me na vy askujt

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar numrin e të infektuarve me Covid-19, i cili është rritur ditëve të fundit. Ajo thënë se gjendja është alarmante dhe nuk shihet asnjë përpjekje për ta  lehtësuar procesin e vaksinimit. “2236 të infektuar. Gjendja është alarmante. Nuk po shohim askund në dritë përpjekje për decentralizim dhe thjeshtëzim të procesit të vaksinimit. Nëse vazhdon ky trend, mbyllja do të jetë e pashmangshme. E votat, nuk kanë me na vy askujt”, ka shkruar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …