UNHCR: Nuk pritet që numër i madh refugjatëve nga Afganistani të vijnë në vendet e Bashkimit Evropian

UNHCR: Nuk pritet që numër i madh refugjatëve nga Afganistani të vijnë në vendet e Bashkimit Evropian

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi ka thënë se nuk pret që një numër i madh refugjatësh nga Afganistani të mbërrijnë në Evropë, për sa kohë që u sigurohet shpejt ndihmë atyre që largohen nga vendi. “Shtrirja e çdo eksodi masiv nga Afganistani do të varet nga sa brutalisht talebanët islamikë do të vendosin që të qeverisin”, tha Grandi për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”. “Para së gjithash, do të jenë fqinjët e Afganistanit ata që kanë më shumë gjasa të shohin një fluks refugjatësh, veçanërisht Pakistani, Irani dhe në një masë më të vogël, Taxhikistani”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …