IKSHPK njofton se janë konfirmuar 48 raste të reja me virusin korona ndërsa sot janë shëruar 5 pacientë

Gjendja me pandemi në Shqipëri dukshëm më e mirë se në Kosovë

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë mësohet se gjendja e pandemisë atje është shumë më e mirë se në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë evidentuar 658 raste ndërsa gjatë periudhës së njëjtë kohore, në vendin Kosovë janë evidentuar 2 mijë e 279 raste. Dallimi është i madh edhe në numrine rasteve të vdekjeve. Derisa në Shqipëri për gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dy raste, për të njëjtën periudhë kohore, në vendin tonë janë evidentuar 8 raste, pra katër herë më shumë se sa në Shqipëri, ndonëse numri i banorëve të saj është dyfishi i numrit të banorëve të vendit tonë dhe ka një prani dukshëm më të madhe të turistëve anekënd botës. Edhe përqindja e rasteve pozitive ka dallim të theksuar. Në Shqipëri, nga 6 mijë e 527 raste të testuara, 685 kanë rezultuar pozitiv ndërsa në Kosovë, nga 12 mijë e 666 testime, 2 mijë 279 kanë rezultuar pozitiv.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …