Në 17-vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët: Arsim Muzaqi e Rrustem Hyseni

Në 17-vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët: Arsim Muzaqi e Rrustem Hyseni

Në 17-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve: Arsim Muzaqi e Rrustem Hyseni, sot nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Dibran Përçuku, së bashku me disa nga drejtorët dhe këshilltarë komunalë, familjarë dhe bashkëluftëtare, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur  kurora lulesh te varret e dëshmorëve, Muzaqi dhe Hyseni. Lavdi u qoftë dëshmorëve të kombit, të cilët dhanë jetën për një jetë më të mirë të kombit shqiptar. Me nderimin që ne ua bëjmë dëshmorëve, ne e nderojmë kombin tonë dhe anëtarët e familjeve të tyre. Sa të jetë jeta e shqiptarëve gjithmonë dëshmorët e kombit e të gjitha periudhave do të nderohen nga ne, sepse jetën që ata e kanë dhënë e kanë dhënë që në të ardhmen gjeneratat e reja të kombit të jetojnë të lirë dhe të kenë një jetë më të mirë”, ka thënë nënkryetari i komunës, Dibran Përçuku.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …