Talebanët janë armiq të ISIS-it, ata luftojnë kundër tyre, njofton Qendra për Studime Ndërkombëtare e Strategjike

Talebanët janë armiq të ISIS-it, ata luftojnë kundër tyre, njofton Qendra për Studime Ndërkombëtare e Strategjike

Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike ka njoftuar dhjetëra sulme që luftëtarët e Shtetit Islamik kanë ndërmarrë kundër civilëve në Afganistan dhe në Pakistan, përfshirë myslimanët shiitë të pakicës, si dhe qindra përplasje me forcat afgane, pakistaneze dhe të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që nga janari 2017. Megjithëse grupi nuk ka kryer sulme në Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane beson se ai përfaqëson një kërcënim të vazhdueshëm për interesat amerikane dhe të aleatëve në Azinë Jugore dhe Qendrore. Këto grupe janë në luftë edhe kundër talebanëve. Ata janë armiq. Ndërsa zyrtarët e zbulimit besojnë se luftëtarët e Al-Kaidës janë të integruar në mesin e talebanëve,  të cilët kanë ndërmarrë ofensiva të mëdha të koordinuara kundër grupit të Shtetit Islamik në Afganistan. Kryengritësit talebanë në disa raste janë bashkuar me forcat qeveritare afgane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuar dhe me ushtrinë amerikane në operacionet për të mposhtur Shtetin Islamik në rajonet në verilindje të Afganistanit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …