Numri i viktimave nga sulmet terroriste në Aeroportin e Kabuli, ka arritur në 110 të mbytur, ndërsa 150 të plagosur

Numri i viktimave nga sulmet terroriste në Aeroportin e Kabuli, ka arritur në 110 të mbytur, ndërsa 150 të plagosur

Numri i viktimave, të cilët dje kanë pësuar fatalisht nga sulmet terroriste  në Aeroportin e Kabuli, ka arritur në 110 të mbytur, ndërsa 150 kanë mbetur të plagosur. Në mesin e të vrarëve, të paktën janë  13 janë ushtarë amerikanë. Ndërkohë kryetari i Amerikës Xho Biden është betuar për hakmarrje ndaj sulmuesve.  “Ata që kryen këtë sulm, si dhe kushdo që i bën keq Amerikës, duhet të dinë këtë: Ne nuk do të falim; ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju gjuajmë dhe do t’ju bëjmë të paguani.  Biden shtoi se do të vazhdojë evakuimet e qytetarëve amerikanë dhe aleatëve pavarësisht sulmit. Evakuimi i civilëve tani është përshpejtuar pas sulmeve, ndërsa SHBA ka paralajmëruar për të tjera sulme me raketa apo bomba që synojnë aeroportin e Kabulit. Sulmet ndodhën disa orë pas paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Australia, që i bënë thirrje më herët qytetarëve të tyre të largohen nga aeroporti i Kabulit, thirrje që nuk u dëgjuan nga jerëzit, mes dëshpërimit për t’u larguar nga duart e talebanëve.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …