Avdullah Prapashtica: Deklaratë për Opinion lidhur me ftesën dhe refuzimin që i kam bërë Gjykatës Speciale

Avdullah Prapashtica: Deklaratë për Opinion lidhur me ftesën dhe refuzimin që i kam bërë Gjykatës Speciale

E njoftoj Shoqatën e Veteranëve  të UÇK-së  dhe opinioni në tërësi,  se sot me 27 gusht 2021 ne ora 10 në banesën time në Gjermani  me vizito Policia Gjermane me një kërkesë nga Gjykata Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës në Hagë, të cilët me prezantuan një shkresë  ku kërkohej nga unë që të i paraqitem Gjykatës Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës si „Dëshmitar vullnetar“ në një seancë dëgjimore!

Po ju njoftoi se përgjigja ime ishte e shkurt dhe konkrete:

Nuk pranoi vullnetarisht të jam dëshmitar i kësaj gjykate kundër UÇK-ës  dhe kundër asnjë pjesëtari të UÇK-ës  as njëherë. Nuk kam bërë  as një krim, nuk jam dëshmitar i as një krimi të të tjerëve! UÇK-ja nuk ka krye as një  krim!

Nëse eventualisht dikush ka krye krime si person privat ai duhet të përgjigjet si person privat e jo si pjesëtar i UÇK-ës, sepse UÇK-ja kurrë nuk ka pas urdhëra me krye krime!

Kjo Gjykatë ka qëndrim armiqësor kundër  Popullit Shqiptar dhe kundër UÇK-ës së tij, sepse vepron vetëm kundër shqiptarëve, andaj nuk pranoj të përgjigjem para saj në as një cilësi!

Përgjigjem vetëm  para Gjykatave të Republikës së Kosovës nga ku e kam origjinën dhe para Gjykatave të vendit ku jetoj!

Të gjithë dinë qëndrimin tim publike mbi Gjykatën Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës dhe nga ai qëndrim nuk lëkundëm  për as një milimetër!

Krijimin e Gjykatë Speciale e Bashkimit Europian kundër UÇK-ës e konsideroi si nje krim ndaj Popullit e ndaj Vendit  tim, i cili kurrë e në historinë vet nuk e ka sulmua dhe nuk ka pushtua as një popull  tjetër, andaj konsideroi se të  gjithë ata të cilët kanë marr pjesë  në krijimin e saj janë kriminel dhe duhet të përgjigjen para Drejtësisë Kombëtare dhe para Drejtësisë Ndërkombëtare për veprën e vazhdimit të ushtrimit të terrorit gjyqësore nga ish Jugosllavia ndaj shqiptarëve!

Për mua kjo Gjykatë është një Gjykatë Politike Raciste e jashtë ligjshme e cila vepron në kundërshtim me Sovranitetin Juridik të  Vendit tim dhe në kundërshtim flagrant me të Drejtën Ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është ushtrimi  i terrorit  gjyqësor kundër pjesëtarëve të UÇK-ës, veprimi i se cilës bazohet vetëm në votimin e saj nga Deputetet e korruptuar si marioneta të huaja, të cilës ata  me 3 gusht  2015 ia dhanë mandatin e veprimit për 5 vite, dhe të cilës ai mandat  nuk i është vazhduar më.

Pra, fjala është për një Gjykatë ilegal  e cila pos farsës burokratike të kriminelëve me tituj juridik e ka edhe një krah të armatosur i cili përbehet prej vrasësve me pagesë në uniforma   nga shume vende të Evropës e me gjerë, të cilët janë të gatshëm të vrasin secilin njeri që i kundërvihet kësaj Gjykate e cila vepron si Bande terroriste, pra kjo Gjykatë vepron  si një Ndërmarrje e Organizuar Kriminale Politike Ndërkombëtare e cila është, krijuar me iniciativën e Beogradit dhe të marionetave të tij të mbetura në Kosovë si edhe  nga aleatet tradicional të Serbisë e të Rusisë në disa vene të Evropës. Kjo Gjykate mundet të dergon edhe bandën e vet të armatosur kundër meje, por qendrimi i im nuk do të ndryshoi!

Konsideroi  se është e drejtë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe unë pajtohem  që të riaktivizohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet e Luftës në ish Jugosllavi me seli në Hag, nëse konstatohet me fakte se ka ende krime të pa ndriçuara në Kosove, pavarësisht nga etnia e inkriminuar në këto krime  në atë periudhë dhe nëse do të me vinte një Ftesë e tillë unë do ta respektoja dhe do  ti përgjigjesha  pavarësisht se s´kam se çka të dëshmoi!

Në parim jam kundër të gjitha krimeve nga kush do që ato bëhen dhe ndaj kujtdo që ato bëhen, pavarësisht nga përkatësia   racore, nacionale, fetare  etj. dhe kundër krimit jam gjithnjë i gatshëm të luftoi pavarësisht nga kah dhe nga kush vjen ai!

Kjo është DËSHMIA ime publike, andaj nga unë mos pritini as gjë tjetër!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …