Turqia

Turqia së shpejti merr nën kontroll Aeroportin e Kabulit, pas sulmit terrorist të ISIS-it

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka biseduar  me talibanët në Kabul dhe sqaroi se Ankaraja është duke marrë masa kundër grupit islamik për të operuar me aeroportin e Kabulit. Ai tha se bisedimet janë zhvilluar në një njësi ushtarake të aeroportit të Kabulit, ku përkohësisht është vendosur Ambasada turke. Duke iu përgjigjur kritikave të brendshme për angazhimin e Turqisë me grupin kryengritës, ai tha se Ankaraja “nuk e ka luksin” të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm. “Ju nuk mund ta dini se cilat janë pritjet e tyre ose cilat janë pritjet tona pa biseduar”, tha Erdogan. Turqia ka planifikuar të ndihmojë në sigurimin dhe drejtimin e aeroportit të Kabulit, por të mërkurën ajo filloi të tërheqë trupat e saj nga Afganistani.  Ai tha se talibanët tani duan të mbikëqyrin sigurinë në aeroport, ndërsa Ankarasë i kanë ofruar mundësinë për të drejtuar logjistikën e tij. Erdogan tha se sulmet vetëvrasëse që ndodhën një ditë më herët në aeroportin e Kabulit, kanë bërë që Turqia të kërkojë më shumë detaje se si do të sigurohet qendra ajrore. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …