Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së enjtes nuk diskutohet demarkacioni me Malin e Zi

Seanca plenare e radhës në Kuvendin e Kosovës është caktuar të mbahet me 28 prill, por në rend të ditës nuk do të jetë çështja e miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo marrëveshje është nënshkruar në Vjenë gusht të vitit të kaluar mes ministrave të Jashtëm të të dyja shteteve. Përderisa, Qeveria e ka trumbetuar suksesin e kësaj marrëveshje duke u thirrur në shënimin e vijës kufitare shtetërore, opozita e ka kundërshtuar kategorikisht këtë proces, duke tërhequr vërejtjen se Kosova ka humbur me mijëra hektarë tokë nga shënjimi i kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …