Berat Rukiqi

Rukiqi: Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje

Duke komentuar ndërmarrjen e masave të reja anti kovid nga Qeveria, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje, derisa e kundërshtoi mbylljen e vendit. “Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. “Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papergjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistences në menaxhimin e pandemisë. Kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata qe nuk po vaksinohen. #nolockdown”, ka shkruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …