leoni

Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të 22 vjetorit të themelimit Policisë së Republikës së Kosovës, ka përgëzuar secilin pjesëtarë e drejtues të këtij institucioni vital për rendin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Ai ka shkruar se në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë dhe qytetarët, kujtojmë me nderim policët që ranë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës dhe jetës së qytetarëve pa dallim. “Policia e Kosovës është padyshim një ndër mekanizmat shtetëror më të besueshëm, që gëzon respekt dhe manifeston profesionalizëm të madh në shërbim të komunitetit, për rritjen, zhvillimin e integritetin e të cilës, institucionet tona janë përpjekur e kanë investuar vazhdimisht. Megjithatë, ka ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz, përfshirë sigurimin e kushteve efikase për punë, rregullimin e statusit për pensionimin e parakohshëm, sigurimin shëndetësor dhe atë të jetës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …