Antony Blinken

Blinken: Në bisedën time me kryeministrin, Kurti, e falënderova Qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar për bisedën  me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa Blinken ka thënë se e ka falënderuar Kurtin për pritjen e afganëve, ndërsa s’i ka harruar as qytetarët e Kosovës, teksa ka rikujtuar se shumë prej tyre vetë dikur ishin refugjatë. “Në bisedën time sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …