Partia Socialdemokrate sot ka zhvilluar një protestë për ta penguar konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

PSD-ja sot ka zhvilluar një protestë për ta penguar konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

Partia Socialdemokrate sot ka zhvilluar një protestë për të penguar konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë. Gjatë aksionit,  jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe aktivistet Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi. Sipas PSD-së, Policia e Kosovës gjatë arrestimit ka përdorur dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar ata. Në fotot e publikuar shihet se Dardan Molliqaj është gjakosur në fytyrë gjatë arrestimit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …