Faton Abdullahu

PDK-ja është deklaruar kundër idesë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka bërë me dije se kjo parti është kundër idesë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Partia Demokratike e Kosovës, nuk pajtohet që  zgjedhjet lokale të shtyhen. Ato duhet të mbahen në kohën kur janë planifikuar. Mirëpo, Zgjedhjet e Tetorit, nuk duhet të mbahen në mënyrë konvencionale, me tubime e grupime të njerëzve, por duhet që në mënyrë strikte të respektohen masat dhe rekomandimet e IKShPK.

Nëse duhet, në përputhje me gjendjen në terren dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, ato masa duhet të ndryshohen e plotësohen”.  Nëse arsyetimi për shtyrjen e zgjedhjeve është se me këtë mbrohet shëndeti i qytetarëve, gjë që është, atëherë është e vështirë, në të vërtetë krejt e pamundur, për t’i besuar kësaj mendësie, tashmë institucionale politike. Me veprime, përkatësisht me mosveprime, tash e një kohë, kjo qeverisje ka krijuar gjendjen në terren e cila thjeshtë është bërë alarmante dhe e rrezikshme për jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për fat të keq edhe për shumë procese e zhvillime, sidomos në fushën e arsimit”, ka deklaruar, Faton Abdullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: PDK përgatit ankesë të re në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës njofton se do të paraqesë një ankesë të re në Gjykatën …