Pal Lekaj

Pal Lekaj: Kush e përkrah idenë e shtyrjes se zgjedhjeve të 17 tetorit dihet se i frikësohet disfatës

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, është shprehur kundër idesë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Ai ka deklaruar për “Epokën e re”, se kush e përkrah idenë e shtyrjes se zgjedhjeve të 17 tetorit i frikësohet disfatës. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një qëndrim shumë të saktë mbi këtë çështje të shprehur me letër përgjigjen  e kryetarit z. Haradinaj dërguar z. Abdixhiku jemi për çdo variant që e zvogëlon fushatën dhe i ndalon tubimet me qytetarë po në asnjë formë shtyrjen e zgjedhjeve dhe dëmtimin e demokracisë. Kush ka këto pretendime ka përllogaritur mundësitë e disfatës në zgjedhje dhe ka për qëllim blerjen e kohës për të tentuar devijimin e rezultatit zgjedhor”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …