Brickos

Nik Gjeloshaj

Nik Gjeloshaj: Mitropoliti i Kishës Serbe, Joanikije, të distancohet nga ata që kënduan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i ka bërë thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator. “Këto vargje mund të shihen në kontekstin e thirrjes për luftë”, ka thënë Gjeloshaj. Deklarata e tij, e cila është transmetuar nga mediat është konfirmuar të martën për “Radion Evropa e Lirë” nga zyra e tij. “Unë e shoh këtë si abuzim me fenë, sepse nuk është më politikë. Kosova është shtet i pavarur. Për mua është e pakuptueshme që dikush nga kisha të thërrasë ushtrinë, domethënë, bën thirrje për luftë. Unë mendoj se ka elemente për hetimin e prokurorisë”, ka thënë kryetari i Tuzit, komunë me shumicë shqiptare. I pari i grigjës së Kishës Serbe në Mal të Zi, Joanikije, është shuguruar të dielën në qytetin e Cetinës.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …