Sami Lushtaku e Fadil Nura: Mbi supe do bartim fjalën që ia kemi dhënë Hashim Thaçit e Kadri Veselit, do qëndrojmë krah tyre

Sami Lushtaku e Fadil Nura: Mbi supe do bartim fjalën që ia kemi dhënë Hashim Thaçit e Kadri Veselit, do qëndrojmë krah tyre

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës  për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se në ditët që lanë pas, si subjekt politik përjetuan një goditje të rëndë, ku sipas tij, pushteti i instaluar në institucionet e vendit filloi edhe me abuzimin e institucioneve të pavarura, pikërisht nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Ata, qytetarëve të Skenderajt ua pamundësuan që ta zgjedhin për udhëheqës të komunës njeriun që më mirë se çdokush tjetër i di hallet dhe problemet e tyre. Ne, si Parti Demokratike e Kosovës, qytetarët e Skenderajt s’i kemi lënë asnjëherë vetëm. Nuk do t’i lëmë as sot, as nesër. Mbi supe do bartim fjalën që ia kemi dhënë Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, se do qëndrojmë krah tyre e nuk do të lëkundemi nga vlerat dhe idealet e Partisë Demokratike të Kosovës.”, ka shkruar Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …