Institucionet komunale ngushëllojnë familjen e kryetarit Haliti për vdekjen e nënës

Mbrëmë pas një sëmundje të gjatë, ka vdekur Shefkide Haliti, nëna e kryetarit të komunës Sokol Haliti. Institucionet komunale të Vitisë, me këtë rast kanë shprehur ngushëllime familjes në të cilin mes tjerash thuhet:
“E nderuara familje Haliti. Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nënës suaj. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë! Andaj, në emër të Institucioneve komunale, Kuvendit Komunal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta familje e nderuar dhe gjithë ju miq e të afërm të tjerë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …