Juncker

Juncker ka përgëzuar Kosovën për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka përgëzuar Kosovën për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar përkrahjen e Këshillit të Evropës në proceset e tjera eurointegruese. Ministri i Integrimi, Çollaku, i cili e shoqëronte kryeministrin Isa Mustafa në Bruksel, ka thënë se fokusi i kësaj vizite ishte te përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, në këtë aspekt ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Evropian, se Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Në këtë kontekst, Collaku ka thënë se shumë shpejt do të merret vendimi për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …