Nga sulmi i aeroplanëve ushtarakë rusë, në një spital fushor në qarkun Sukeri të Halepit, në Siri që është nën kontrollin e forcave opozitarëve, janë vrarë mizorisht 30 të sëmurë, ndër të cilët gjenden edhe punonjësit e shëndetësisë, ndërsa janë plagosur 62 tjerë, raporton Anadolu Agency. Zyrtari i mbrojtjes civile në Halep, Ibrahim Haxh Ibrahim në deklaratën e tij ka konfirmuar këtë sulm si dhe numrin e viktimave. Ai theksoi se mes të vdekurve dhe të plagosurve gjenden një numër i madh i grave, fëmijëve dhe punonjësve të shëndetësisë dhe se janë të shqetësuar se mund të rritet numri i të vdekurve. Ekipet e mbrojtjes civile mundohen të arrijnë tek njerëzit të cilët kanë mbetur nën rrënojat e spitalit të rrëzuar nga bombardimi i avionëve rusë.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …