Fillon rregullimi i shtratit të përroit në lagjen Kelmendi në Kramovik të Rahovecit

Komuna e Rahovecit po vazhdon me investime nëpër fshatrat e territorit të sajë për tua lehtësuar jetën qytetarëve. Një ndër projektet është edhe ai për rregullimin e shtratit të përroit në lagjen Kelmendi në Kramovik, me gjatësi 737 metra. Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili i përgëzoi banorët e këtij fshati për këtë projekt dhe kërkoi nga punëkryesi që punimet të kryhen në afatin e paraparë dhe me cilësinë e duhur. Në këtë projekt është paraparë të ndërtohet edhe kanalizimi, trotuari dhe ndriçimi. Ky projekt i jep zgjidhje disa problemeve me të cilat janë përballur banorët e  Kramovikut, posaçërisht nga vërshimet dhe ujërat e zeza.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …