Armend Zemaj

Armend Zemaj: Qeveria është treguar neglizhente ndaj pandemisë duke krijuar pasqyrimin se ajo ka mbaruar

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Ai në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se duhet ftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një raportim të shpejtë. Zemaj tha tutje Qeveria ka qenë neglizhente sa i përket pandemisë Covid-19 duke krijuar një pasqyrë që pandemia ka mbaruar në Kosovë, në kohën kur infeksionet kanë filluar të rriten në mënyrë ekstreme  Ai tha se si ish-ministër i Shëndetësisë i vjen keq për situatën e krijuar me pandeminë dhe po ashtu se kolegët e tij në pushtet nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth situatës me pandeminë.

Kontrolloni gjithashtu

Boris Pistorius: Evropa të rrisë vetëbesimin ndaj SHBA-së, NATO mbetet e qëndrueshme

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të tregojnë …