Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës në Shqipëri do të pritet me ceremoni zyrtare shtetërore në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Sipas agjendës, Rama do të pritet nga Gjeneral major. Jeronim Bazo, me truproje nderi dhe Banda frymore e forcave shqiptare. Më pas, Rama do ta takojë ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si dhe do ta zhvillojë një takim kokë me kokë me gjeneral Bazon. Krejt në fund, komandanti i FSK-së do të pritet edhe nga Komanda Tokësore e Forcave të Armatosura, në Zall-herr.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama: Qeveria nuk largohet pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar me vendosmëri se ekipi i tij qeverisës nuk …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
