Besa Ismaili: Nuk ka aksion politik që mund të lëkundë integritetin e Bedri Hamzës, kadidatit të PDK-së në Mitrovicë

Besa Ismaili: Nuk ka aksion politik që mund të lëkundë integritetin e Bedri Hamzës, kandidat i PDK-së në Mitrovicë

Besa Ismaili e PDK ka reaguar pas protestës së djeshme në Mitrovicë, ku aktivistët e Vetëvendosjes protestonin kundër Bedri Hamzes dhe mbanin në duar parulla: “Agimi i Albinit, Bedriu i Hashimit”. Nxitur nga ky rast, Ismaili ka folur për mënyrën se si e njeh atë. “Z. Bedri Hamzën e kam njoftuar nga babi fillimisht, si miq, shokë, kolegë dhe dosta të moçëm siç preferonin ta quanin njëri tjetrin. Kurrë nuk do të mendoja se një njeri, që nga koha e rinisë dhe studimeve, ashtu siç tregon babi, edhe tash si e përcjellur nga unë edhe si kolege partie, por edhe qytetarët e Mitrovicës, nuk i ndryshon parimet e veta! Asnjëherë! Parimet e njëjta, gradat intelektuale të larta. Krenare me ju! Nuk ka aksion politik që mund të lëkundë integritetin tuaj!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …