PDK

PDK përkujton përvjetorin e demostratave të 68-ës kundër dhunës dhe politikës shtypëse serbe ndaj shqiptarëve

Partia Demokratike e Kosovës e ka përkujtuar përvjetorin e demostratave të 68-ës kundër dhunës dhe politikës shtypëse jugosllave ndaj shqiptarëve. Në një postim në faqen e kësaj partie në rrjetin social thuhet se me këto demonstrata u artikuluan për herë të parë kërkesat për Kosovën republikë, për përdorimin e lirshëm të flamurit kombëtar dhe për krijimin e Universitetit të Prishtinës. “Demonstratat e vitit 1968, vit që përkonte edhe me 500 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Skënderbeut, përbënë një moment të lavdishëm në historinë tonë pasi ringritën vetëdijën kombëtare, ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare dhe detyruan pushtetin që të përmbushte një pjesë të kërkesave të popullit shqiptar. Respekt e mirënjohje për atë brez të rinjsh të cilët organizuan ato demonstrata pa u trembur nga terrori policor”, thuhet në postimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …