Ilir Meta përkrah Sali Berishën, kundër Lulzim Bashës, për nderin që i kishte bërë duke mos e paditur për ryshfetin 700 mijë euro

Ilir Meta përkrah Sali Berishën, kundër Lulzim Bashës, për nderin që i kishte bërë duke mos e paditur për ryshfetin 700 mijë euro

Edhe pse kryetari në shkarkim, sikur është rasti i Ilir Metës duhet të jetë mbi palët dhe këshilltarët e tij të pavarur, kjo nuk e ka penguar atë që të dërgojë këshilltarët e tij në mbështetje të fushatës së Sali Berishës kundër Lulzim Bashës. Ylli Asllani, Këshilltari për Pushtetin Lokal i Presidentit Meta ka marrë pjesë hapur në një takim që Sali Berisha ka zhvilluar në Gjirokastër në kuadër të turit të tij për të anuluar vendimin e Bashës që e përjashton nga grupi parlamentar. Video-përgjimi i Dritan Priftit, ku Meta shihej me bllok në dorë duke kërkuar ryshfet prej 700 mijë eurosh ishte një provë e fortë që mund ta dërgonte në qeli Ilir Metën, ish numrin dy të qeverisë së Berishës në atë kohë. Por Meta, falë mbështetjes së Berishës, i cili një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë ishte në shtëpinë e tij për darkë, dhe blerjes së drejtësisë prej tij, ia doli që të shpallej i pafajshëm. Meta po i kthen borxhin e vjetër mikut të tij që nuk e çoi në qeli.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …