Rusia ka përfshirë edhe pesë gazetarë të Radios Evropa e Lirë, në listën e agjentëve të huaj

Rusia ka përfshirë edhe pesë gazetarë të Radios Evropa e Lirë, në listën e agjentëve të huaj

Ministria e Drejtësisë në Federatën ruse ka  përfshirë edhe pesë gazetarë të Radios Evropa e Lirë, në listën e “agjentëve të huaj”. Legjislacioni rus për “agjentë të huaj” është miratuar më 2012 dhe është ndryshuar vazhdimisht. Ky legjislacion u kërkon organizatave joqeveritare që marrin ndihmë të huaj, apo atyre që Qeveria ruse beson se janë të përfshira në aktivitet politik, që të regjistrohen, të identifikohen si “agjente të huaja” dhe t’i dorëzojnë aplikacionet. Më vonë, ndryshimet e ligjit kanë shënjestruar edhe mediat e financuara nga jashtë, duke përfshirë Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë (REL), gjashtë shërbime tjera ruse të lajmeve të REL-it dhe Current Time, kanal televiziv rus, që drejtohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …