leoni

Malazezi, Vujiçiq

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq bojkoton zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, ka bërë të ditur për mediet e vendit se  kjo shoqatë do t’i bojkotojë plotësisht zgjedhjet lokale të Kosovës që do të mbahen më 17 tetor. Ky vendim erdhi nga fakti se në komunat me shumicë serbe ku jetojnë numri më i madh i familjeve malazeze, ekziston njëzëshmëri dhe paligjshmëri e imponuar nga Beogradi zyrtar. “Në një atmosferë të tillë dhune, frike dhe rezultatesh të paracaktuara, nuk ka as një minimum kushtesh për ruajtjen e konkurrencës demokratike dhe të ndershme”. “Shoqata kurrë nuk do t’i japë legjitimitet zgjedhjeve të tilla, por ne do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer dinjitetin dhe lirinë e popullsisë ortodokse në këtë zonë përmes institucioneve të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …