Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur takim me banorët Astrazupit

Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur takim me banorët Astrazupit

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka mbajtur takim me banorët Astrazupit. Kastrati ka thënë se Astrazupi është rreshtuar fuqishëm krah Nismës. “Pritja tejet masive dhe entuziaste që na u bë nga banorët e Astrazupit, është si rezultat i jetësimit të shumë projekteve të qeverisjes Nisma në këtë fshat. Me fitoren tonë më 17 tetor fiton çdo qytetar i komunës sonë, sepse në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të punojmë fuqishëm për ta çuar Astrazupin dhe Malishevën në një stad tjetër të zhvillimit dhe urbanizimit”, ka shkruar Kastrati . Në këtë takim ishte i pranishëm edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …