Mehmeti: Nuk premtojmë gjëra që nuk mund ti realizojmë por gjëra që janë të vërteta dhe të kapshme

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, fushatën e tij e ka zhvilluar në Hajvali ku ka shpalosur programin e tij qeverisës për komunës e Prishtinës për katër vitet e ardhshme. “Do të ndërtohet shtëpia për të moshuar. Një gjë tjetër do ta bëjmë, edhe unazën, e cila do të kalojë nëpër Hajvalinë, pra do të kalojë pranë Hajvalisë, që do të ketë zhvillim dhe qytetarët do të kyqen më lehtë. Poashtu, këtë vit kemi inicuar projektin për kolektorin, ma thuani se kush ka bërë më shumë se Gëzim Mehmeti dhe Selim Pacolli. Nuk premtojmë gjëra që nuk mund ti realizojmë por gjëra që janë të vërteta dhe të kapshme. I gjithë plani në qeverisjen time do të jetë në bashkëqeverisje dhe transparencë, ku qytetari do të qeverisë së bashku me neve. Prishtina nuk ka kohë të humb, dhe nuk duhet as një minutë ta humbim. U cek çështja e vërtetimit në tatim-pronë. Shumë qytetarë paguajnë tatim, ku shumë qytetarë shkojnë me kilometra për ta paguar një vërtetim në pronë, por unë do ta bëjë digjitalizimin e saj” ka theksuar mes tjerash kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …