Faton Klinaku

Faton Klinaku, ka ngritur dyshim rreth dëshmitarëve që refuzojnë të zbulojnë identitetin e tyre për publikun

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka ngritur dyshimin e tij rreth dëshmitarëve që refuzojnë të zbulojnë identitetin e tyre për publikun gjatë dhënies së dëshmisë në seancat e mbajtura nga Dhomat e Specializuara. Ai thotë se nëse thuhet e vërteta, nuk ka nevojë askush të fshihet. “Ajo gjykatë thirret në emër të popullit dhe të gjitha seancat mbahen të mbyllura dhe bie në kundërshtim me popullin. Ai që e thotë të vërtetën s’ka nevojë të fshihet nga askush, ai që gënjen, fshihet”, deklaroi Klinku.  Dëshmitari i katërt i mbrojtur në rastin ndaj Mustafës, sot ka deklaruar se në vendin ku është mbajtur në Zllash, të cilin ai e ka përshkruar si ahur, nuk ka parë roje, ndërsa ka thënë se ushqim dhe ujë kanë pasur mjaftueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …