Gjykata

Austria dënon 9 persona që trafikuan shqiptarë të Kosovës

Një gjykatë në qytetin e Eisenstadt-it në Austri ka dënuar 9 persona të akuzuar për trafikim të shqiptarëve të Kosovës. Tetë burra dhe një grua, të moshave nga 26 deri në 54 vjeç, akuzoheshin se kanë transportuar ilegalisht refugjatë nga Kosova në Serbi dhe nga aty për në Hungari dhe Austri.  Gjykata në fjalë i ka shpallur fajtorë të gjithë, duke u shqiptuar dënime me burg efektiv nga një vjet e gjysmë deri në 6 vjet. I akuzuari kryesor, një 54 vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe Bosnjës, është akuzuar se ka marrë pjesë në 52 udhëtime, me ç`rast janë trafikuar 173 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …