Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: . Qytetarët nuk kanë votuar për ta zëvendësuar njerëzit duke vazhduar padrejtësitë

Kryetari i PSD-së Dadan Molliqaj, duke folur lidhur me humbjen e Vetevendosjes ne zgjedhjet e 18 tetorit, ka ka thënë se inflacioni që kryeministri Albin Kurti i ka shkaktuar fjalorit politik do të jetë i rëndë dhe me pasoja. “A nuk ishte rrënqethëse të dëgjosh thirrjet për besnikëri teksa përkrahej Mimoza Kusari. Instrumentalizim e degradim i rëndë është edhe përdorimi i veglave si metaforë për frymëzim politik. Motorët e turbinat mund të tregojnë shpejtësi e efikasitet, por jo mendje e shpirt. Siç duket ka një mosmarrëveshje mbi leximin e rezultateve të 14 shkurtit. Qytetarët nuk kanë votuar për ta zëvendësuar njerëzit duke vazhduar padrejtësitë. Ata janë hapa larg edhe nga shumë analiza të studiove televizive. Gabimet e pushtetit aktual nuk do të mund të arsyetohen nga analogjia me gabimet e pushtetin të kaluar. Politika bëhet tash dhe këtu!”, ka shkruar Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …