Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Edhe sot po vazhdon seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale kundër krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Për të katërtën ditë me radhë dëshmitarja e ZPS-së, Zenka Pumper do të vazhdojë të dëgjohet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjatë ditës së djeshme avokati mbrojtës i ka prezantuar dëshmitares disa artikuj të publikuar në mediat e Kosovës, në të cilët përmenden emra  dëshmitarësh  serbë. Gjatë seancës, avokati mbrojtës ka pyetur hetuesen rreth dorëheqjes së ish zëvendësprokurorit  dhe nëse do të duhej mbaheshin nën vëzhgim zyrat e OVL-UÇK pas 7 shtatorit, në mënyrë që parandalohej rrjedhja e dokumenteve të tjera. Me urdhër të trupit gjykues, pjesët ku duhet të përmenden emra që lidhen me dëshmitarët apo dëshmitarët e mundshëm, nuk duhet të jenë publike. Dëshmitarja, Zenka Pumper, i është përgjigjur mbrojtjes së Hysni Gucatit, avokatit, Xhonatan Ris, ku shumë prej pyetjeve janë kundërshtuar nga prokuroja, Valeria Bolici. Zenka Pumper ka thënë se vendimi për mbajtjen nën vëzhgim, të zyrës së OVL-UÇK ka qenë i prokurorit të specializuar dhe zëvendësit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …